


Agim Gashi
- Administrator

Agim Gashi:TUBIMI VJETOR I SHOQATES SË PËLLUMBAXHIVE „KRAHBARDHI FZ“
nga Agim Gashi Today at 1:36 pm
Düren-Mariaweiler
20.12.2013
Shkruan: Agim Gashi
TUBIMI VJETOR I SHOQATES SË PËLLUMBAXHIVE „KRAHBARDHI FZ“
Në një ambient vllëzëror dhe me një sallë tejet të mrekullueshme, nën mbikqyrjen e Nderim Mehmetit dhe Agron Hasanit-kryetar, e nën drejtimin e Agim Gashit, u mbajt tubimi vjetor i shoqates së pllumbaxhive „Krahbardhi FZ“ me seli në Düren të Gjermanisë.
Kjo shoqatë u formua para një viti ku në gjirin e saj tubon pëllumbagji nga mbar Kosova por edhe Gjermania. Pothuajse të gjithë pëllumbat jan të sjellur nga Kosova dhe viset tona etnike, të cilët fluturojnë paqësisht në qiellin e Evropës. Derisa shtetet tjera bëjnë akrobacione me avione bombarduese, shqiptarët këtë e bëjnë me pllumbat e tyre të sjellur nga atdheu që bashkë me pëllumbat ta ken frymarrjen e atdheun sa më pranë. Këto fjalë i tha Agim Gashi kur iu dha fjala nga Kryetari i Shoqates Agron Hasni. Agimi pos tjerash tha se, derisa ne bëjmë fluturime paqeje me pllumbat tanë, dergojmë mesazhe dashurie në mbar Botën, mu kjo Evropë po i shpërblen kasapët ndërsa ne shqiptarëve si gjithmonë po na injorojnë, denojnë e coptojnë.
Pas këtyre fjalëve përshëndetëse, filloi pjesa më kulminante e cila me anë të mirënjohjeve e kupave të fituara, fliste për sukseset e arritura në garat njëvjeçare në vende të ndryshme të Gjermanisë. Pëllumbat shqiptar kudo kishin zënë vende meritore.
Fillojmë me radhë për të pare se cilët ishin ata që me pëllumbat e tyre qan hapsirat e Evropës dhe shtetit mikpritës të Gjermanisë.
Mirënjohje fituan këta persona:
1,.Agron Hasani, me një pëllmb-dynek i cili u ngjit në lartësnë 50 m.
2,-Enis Spahiu, me një pëllmb-dynek i cili u ngjit në lartësinë 55 m.
3.-Zaim Osmani, me një pëllumb-dynek i cili u ngjit dhe kreu rrotullime paqeje në lartësitë pre 85 m.
4.-Përparim Mehmeti, me 5 pëllumba-dynek të cilët akrobacionet e tyre i kryen në 106 m. lartësi qiellore.
Ndersa KUPA fituan këta persona:
1.-Nderim Mehmeti-Vendi i tretë, me pëllumbin-dynek i cili mahniti të pranishmit në garat e sivjetme në lartësi prej117 m.
2.-Xhevat Gajtani-Vendi i dytë, me pëllumbin-dynek i cili pëllumb shpërndau dashuri njerzore me rrotullimet e tij,nga lartësie prej 130 m.
3.-Nderim Mehmeti-Vendi i pare ose si u quajt këtu KAMPION I VITIT 2013-të, i cili nga 143 m. lartësi u tregoi botës se shqiptarët jan popull paqsor.
1.Një kup per qymezin me te mirin nderim Mehmeti me 7 dyneka liber
Shoqata “KRAHBARDHI FZ” mban mardhënje edhe me shoqata të ndryshme simotra në Gjermani. Për aktivitete të mrekullueshme, kjo Shoqatë shpërblen dy Shoqata simotra me nga një KUP.
1.-Shoqaten “Dyneku i artë” ku KUPA iu dorzue Imri Podvoricës-Kampion në Shoqaten e tij, dhe
2.-Shoqaten “Sali Parka”, ku KUPA iu dorzue Ali Sinanit-Kampion në Shoqaten e tij.
Dhe në fund të programit, rapsodi Agim Gashi argëtoi me disa këngë të pranishmit. Kënga e pëllumbave natyrisht se u prit më së miri dhe me ovacione pas çdo strofe.
Darka me mish qengji në helli, mish pule,sallata e speca djegs, pije të bollshme e me biseda vllëzërore ishte më meritorja për këta njerz të cilët me djersen e tyre fitojnë kafshaten e bukës e duke i dhënë shembull shtetit mikpritës se edhe ne shqiptarët jemi evropian të mrekullueshëm.
22.12.2013
Ahengu ne shoqaten e art Mainz musafirt e shoqates krahbardhi-fz shperblehen me nje kup per mirnjohje


 
|
MIR SE VINI NE KLUBIN- KRAHBARDHI-FZ |
|