KLUBI-KRAHBARDHI-FZ
 


GAZETA SOT

Me antarët e klubit "KRAHBARDHI"fz-Düren-Ferizaj

aktualisiert · Aufgenommen: Düren
Agim Gashi

PËLLUMBAGJITË PJEKUN MISHIN ME SAÇ!

Më 20.07.2013 më thirri Nderim Mehmeti nga Ferizaji që jeton e punon në Düren të Gjermanisë. Pas përshëndetjeve të zakonshme më tha:-Baca Agim, të lutem të na vish në një ndej që do ta organizoj unë për nderin tend dhe mysafirëve tjerë që kam ftuar.
Pranova të shkoj se shumicen i njihja dhe se këta djelmosha e burra në moshë, janë njerz që me djersen e tyre arriten të jenë vetvetja e që kombit e atdheut ti qesin hije të bardhë pas asaj të zezes që ia qiten hajnat, drogagjitë, plaçkitsit e çka jo tjeter. Për këtë arsye në Evropë buregjet janë të mbushura me të burgosur shqiptar, ndersa Zvicra kerkon edhe gardien shqiptar.
Këta njerz, siç është Nderim Mehmeti-Ferizaj-Düren, Bashkim Bejtullahu-Vushtrri-Düren, Xhevat Gajtani-Ferizaj-Koblenc, Agron Hasani-Ferizaj-Neuss, Remzi Zekolli, Zaim Osmani e Mustaf Marevci-Ferizaj-Düren.
Këta njerz janë të dashuruar në familjen e tyre, punën dhe pëllumbat. Nderimi kishte një mori pëllumbash, por edhe tjerët tregonin për pëllumbat e tyre. Këtu të pushonte shpirti nga politika, ndasitë partiake, nga thash e themet e ndryshme. Këtu në klubin e tyre që e kishin emruar “Klubi KRAHBARDHI”-Ferizaj-Gjermani, flitej për fluturimet e pëllumbave, akrobacionet e tyre, rrotullimet në qiellin e hapur dhe ramja pingule duke u sjellë nga lartësitë e mëdha e duke treguar se sa pëllumbi është vetërarë duke u sakrifikuar për ramjen nga lartësitë deri edhe një kilometer. Pëllumbat e Nderimit, por jo vetëm të nderimit, kishin fituar trofe dhe kishin hyrë edhe në librat gjermane mbi thyerjet e rekordeve të ndryshme.
Shpeshherë u mundova ta kthej biseden edhe nga jeta dhe hallet tjera, por bisedat për pëllumbat skishin të sosur. Të dashuruar në fluturimet në lartësi të pëllumbve shqiptar në qiellin e Evropës, në rrotullimet dhe artin e lëvizjeve në hapsirë, më bëren të ndjehem krenar. Sonte në këtë mbrëmje ishte atdheu ynë me pëllumbat e bardhë nga Dardania, me mishin e pregaditur me saç, me çajin e mrekullueshëm, me bostanin me zemër tejet të kuqe e të ëmbël dhe me sanxhakun e prushit ku vehej tepsia. Dikur vonë kur më nuk mund të fluturonin pëllumbat, dikujt i ra ndërmend se unë e kisha edhe sharkinë time me vete.
-Hajde tash ti pëllumb Baca Agimi këndonaj një këngë për pëllumbat!
Nuk thash jo sepse e dija që pas disponimit me miqësinë e krijuar dhe artin e pëllumbave në fluturim, edhe unë do ta bëj një këngë për pëllumbat. Mora sharkinë dhe fillova këngën:

O flutroni pëllumba të Dardanisë
Për hater të Evropës dhe të Gjermanisë.

O fltroni pëllumba të bardhë shqipëtar,
Dashuri e miqësi, botës me shpërndrë.

Fluturoni pëllumba me krah bilur
Qiellin e atdheut, mos e harroni kurr.

Fluturoni pëllumba me krahët e lirisë
Për hatrin e Kosovës dhe Shqipërisë. Etj,

Pas kësaj kënge dhe duartrokitjeve fillova këngën “Kthimi i Skënderbeut në Krujë“ që u përcoll me shumë interesim. Këndova edhe për Jusuf Xhelilin, Hajredin Pashen etj.Dikur vonë pasi që pëllumbat kishin rënë në gjumin e thellë pas fluturimeve në qiellin e hapur të NRW-së, edhe ne duke u përshëndetur u shpërndamë me shpresë se do të takohemi prap, jo vetëm në Düren por edhe në qytetet tjera të NRW-së,
Kur u ktheva në banesen e vetmuar, isha në disponim.Mendova dhe thash me vete: puna e ndershme e puntorëve tanë në shtetet e perëndimit, nderon kombin e atdheun.Duhet që disa të marrin shembull tek të mirët.

21.07.2013
DürenAgim Gashi:TUBIMI VJETOR I SHOQATES SË PËLLUMBAXHIVE „KRAHBARDHI FZ“

Mesazh nga Agim Gashi Today at 1:36 pm

 
 
Agim Gashi:TUBIMI VJETOR I SHOQATES SË PËLLUMBAXHIVE „KRAHBARDHI FZ“

Mesazh nga Agim Gashi Today at 1:36 pm

 
 
Düren-Mariaweiler
20.12.2013
 
Shkruan: Agim Gashi
 
TUBIMI VJETOR I SHOQATES  SË PËLLUMBAXHIVE „KRAHBARDHI FZ“
 
Në një ambient vllëzëror dhe me një sallë tejet të mrekullueshme, nën mbikqyrjen e Nderim Mehmetit dhe Agron Hasanit-kryetar, e nën drejtimin e Agim Gashit, u mbajt tubimi vjetor i shoqates së pllumbaxhive „Krahbardhi FZ“ me seli në Düren të Gjermanisë.
Kjo shoqatë u formua para një viti ku në gjirin e saj tubon pëllumbagji nga mbar Kosova por edhe Gjermania. Pothuajse të gjithë pëllumbat jan të sjellur nga Kosova dhe viset tona etnike, të cilët fluturojnë paqësisht në qiellin e Evropës. Derisa shtetet tjera bëjnë akrobacione me avione bombarduese, shqiptarët këtë e bëjnë me pllumbat e tyre të sjellur nga atdheu që bashkë me pëllumbat ta ken frymarrjen e atdheun sa më pranë. Këto fjalë i tha Agim Gashi kur iu dha fjala nga Kryetari i Shoqates Agron Hasni. Agimi pos tjerash tha se, derisa ne bëjmë fluturime paqeje me pllumbat tanë, dergojmë mesazhe dashurie në mbar Botën, mu kjo Evropë po i shpërblen kasapët ndërsa ne shqiptarëve si gjithmonë po na injorojnë, denojnë e coptojnë.
 
Pas këtyre fjalëve përshëndetëse, filloi pjesa më kulminante e cila me anë të mirënjohjeve e kupave të fituara, fliste për sukseset e arritura në garat njëvjeçare në vende të ndryshme të Gjermanisë. Pëllumbat shqiptar kudo kishin zënë vende meritore.
Fillojmë me radhë për të pare se cilët ishin ata që me pëllumbat e tyre qan hapsirat e Evropës dhe shtetit mikpritës të Gjermanisë.
 
Mirënjohje fituan këta persona:
 
1,.Agron Hasani, me një pëllmb-dynek i cili u ngjit në lartësnë 50 m.
2,-Enis Spahiu, me një pëllmb-dynek i cili u ngjit në lartësinë 55 m.
3.-Zaim Osmani, me një pëllumb-dynek i cili u ngjit dhe kreu rrotullime paqeje në lartësitë pre 85 m.
4.-Përparim Mehmeti, me 5 pëllumba-dynek të cilët akrobacionet e tyre i kryen në 106 m. lartësi qiellore.
 
Ndersa KUPA fituan këta persona:
 
1.-Nderim Mehmeti-Vendi i tretë, me pëllumbin-dynek i cili mahniti të pranishmit në garat e sivjetme në lartësi prej117 m.
2.-Xhevat Gajtani-Vendi i dytë, me pëllumbin-dynek i cili pëllumb shpërndau dashuri njerzore me rrotullimet e tij,nga lartësie prej 130 m.
3.-Nderim Mehmeti-Vendi i pare ose si u quajt këtu KAMPION I VITIT 2013-të, i cili nga 143 m. lartësi u tregoi botës se shqiptarët jan popull paqsor.
 
1. KUP PRE QYMEZIN ME TE MIR NDERIM MEHMETI ME 7 pellumba 2013

 
Shoqata “KRAHBARDHI FZ” mban mardhënje edhe me shoqata të ndryshme simotra në Gjermani. Për aktivitete të mrekullueshme, kjo Shoqatë shpërblen dy Shoqata simotra me nga një KUP.
 
1.-Shoqaten “Dyneku i artë”  ku KUPA iu dorzue Imri Podvoricës-Kampion në Shoqaten e tij, dhe
2.-Shoqaten “Sali Parka”, ku KUPA iu dorzue Ali Sinanit-Kampion në Shoqaten e tij.

 
Dhe në fund të programit, rapsodi Agim Gashi argëtoi me disa këngë të pranishmit. Kënga e pëllumbave natyrisht se u prit më së miri dhe me ovacione pas çdo strofe. 
Darka me mish qengji në helli, mish pule,sallata e speca djegs, pije të bollshme e me biseda vllëzërore ishte më meritorja për këta njerz të cilët me djersen e tyre fitojnë kafshaten e bukës e duke i dhënë shembull shtetit mikpritës se edhe ne shqiptarët jemi evropian të mrekullueshëm.
 
 
22.12.2013 
PËRSËRI SHOQATA E PËLLUMBAGJIVE „KRAHBARDHI“ NË DÜREN KISHTE FESTË




 
Mbrëmja e 17 janarit në fshatin Mariaweiler të Dürenit, kishte tubuar dashamirët e pëllumbave nga e mbarë NRW. Kryetari i Shoqates Agron Hasani kishte caktuar Nderim Mehmetin koordinator të mbrëmjes i cili ishte kujdes që çdo gjë të shkon mbarë. Për musafir kishte ftuar edhe dy Shoqata tjera, „Pëllumbi i Artë“ dhe Shoqaten K.D.U. Për ti paraqitë rezultatet e Shoqates në garat e ndryshme gjatë një viti, më kishin ftue mua, e njëherit me ua këndue edhe ndonjë këngë pëllumbash.
Gjatë vitit që e lamë pas, kjo Shoqatë korri suksese solide. Ajo futi në liber 21 pëllumba krahasjellës-rrotullues ose Dynek si i quajnë pllumbagjitë.
Rezultati më i lartë i kësaj Shoqate mund të numrohet edhe regjistrimi në librat e Federates së Pllumbave të Republikës së Kosovës, të nëntë pëllumbave krahasjellës-rrotullues ose dynek.
Vlen të theksohet, se fluturimi i një pëllumbi të Përparim Mehmetit, mund të numrohet edhe rekord evropian apo edhe botror, i cili fluturoi në lartësi të madhe dhe nga 202.5 metra filloi rrotullimet e hudhjen e tij në sjellje dhe egzibicione tjera. Në Kosovë rekordi mbahet me 180 m lartësi.
 
Shoqata ndau edhe mirënjohje me kupa-trofe dhe diploma, e fituesit janë këta.
 
1.-Vendi i parë Trofe-Kupë Përparim Mehmeti, fiton vendin e parë me pëllumbin e tij i cili theu të gjitha rekordet e deritashme me 202.5 m.
2.-Vendi i dytë – Xhevat Gajtani me pëllumbin e tij krahasjellës-dynke prej 109 m.
3.-Vendi i tretë – Agron Hasani me pëllumbin krjasjellës-dynek me 82.5 metra lartësi.
4.-Hilmi Krasniqi mori dy mirënjohje për dy pëllumba në libër.
5.-Dan Dynkeku një mirënjohje me një pëllumb në libër.
 
Pjesmarrja me numrin e pëllumbave ishin:
-Përparim Mehmeti me 14 pëllumba.
-Xhevat Gajtani me 2 pëllumba,
-Agron Hasani me 2 pëllumba,
-Hilmi Krasniqi me 2 pëllumba dhe
-Dan Dyneku me 1 pëllumb
 
Gjatë kësaj mbrëmje u shtrua edhe darka shumë e shijshme me mishë qengji, pije nga më të ndryshmet, si dhe me disa këngë I argëtoi Agim Gashi.
Kishim edhe pak humor me mikun tone e të pëllumbave. Agron Hasanin i cili pëllumbin e tij e la lëshuar në garë me temperaturë ditore 42 gradë. Ai tha se i ka ardhë vapë pëllumbit të tij, ndersa ne i thamë që u dashtë me e deshë në brekë pëllumbin.
 
Mbramja mbaroi dikur vonë, me shumë humor, biseda e urime për garat e ardhshme të vitit 2015.
Ky lloj sporti me pëllumbat gjithnjë e më shumë po bëhet atraktivë.
 
18.01.15
Düren













Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve: 38103
Age: 60

Shiko profilin e anëtarit
 

MIR SE VINI NE KLUBIN- KRAHBARDHI-FZ
Heute waren schon 1 Besucher (16 Hits) hier!
MIR SE VINI NE KLUBIN- KRAHBARDHI-FZ Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden