KLUBI-KRAHBARDHI-FZ
 


                    
Federata Për kultivimin dhe 
                                        
Mbrojtjen e Pëllumbave të të gjitha llojeve 

STATUTI
 
Federata Për kultivimin dhe Mbrojtjen e Pëllumbave të të gjitha llojeve ( Racave) 

 
 
   Prishtinë, Dhjetor 2001
 
 
                                         S T A T U T I
Federata Për kultivimin dhe Mbrojtjen e Pëllumbave të të gjitha llojeve ( Racave) 

 
Ky statut do të qeverisë  organizatën joprofitabile – të Federatës për kultivimin dhe mbrojtjen e   pëllumbave të  të gjitha llojeve, e themeluar në pajtim me rregulloren numër 1999/22 të  Administratës së përkohshme   të Misionit të Kombeve Te bashkuara në Kosovë.
                                        Neni 1.
                                Emri, forma dhe adresa
 
Organizata do të quhet FEDERATA PËR KULTIVIMIN DHE MBROJTJEN E
PËLLUMBAVE TË TË GJITHA LLOJEVE (RACAVE)  
Federata mund të njihet edhe me ankronimin F.K.M.P
Federata është joprofitabile sipas definimit të dhëne në paragrafin 22 të rregullores së UNMIKU-t nr. 1999/22
Federata nuk do të shpërndajë kurrfar fitimi neto ose profiti sit ë tile për asnjë individi. Pasuria, të ardhurat dhe profiti i Federatës do të përdoren për të mbështetur qëllimet joprofitabile të federates dhe nuk do të përdoren për të krijuar benificione të veqanta individuale, qoftë në mënyr të drejtpërdrejt apo indirekte për asnjërin nga themeluesit, kryetarin, nëpunësin, ndonjë të punësuar apo donator të federates, Megjithat pagesa e kompenzimit të arsyeshem për këta persona mund të bëhet për punën që këta persona kanë bërë për Federatën.
Ndonjë transaksion në mes  të anëtarëve, anëtarëve të bordit drejtues, personit ose nëpunësit dhe Fedaratës duhet të mbyllet me vlera reale të tregut ose në kushte që janë më të favorshme për Federatë.
 Federata e ka zyrën e saj qëndrore /selin/ në Prishtinë, rruga “Andreja Gropa” p.n (ish zejtarëve)  
 
                                          Neni 2.
                                   Themeluesit e Federatës
 
      2.1. Themelues të Federatës janë:
         a. Mustafë Berisha                  Prishtinë “Haxhi Zeka” nr. 110
         b. Nazmi Abazi                        Prishtinë “Kodra e Trimave”
         c. Enver Ismajli                        Prishtinë “Vellusha e Poshtme”
 
     2.2. Përfaqsuesi i autorizuar i Federatës në Kosovë është Mustaf Berisha -- Prishtinë               “Haxhi Zeka” nr. 110
     2.3. Përfaqsuesi i autorizuar emërohet nga Bordi udhëheqës i Federatës dhe duhet ta përfaqësoj Federaten në Kosovë, të pranoj të gjitha shkresat zyrtare në emër të Federatës. Përfaqsuesi i autorizuar është përgjegjës për informimin e autoriteteve relevante  administrative për çfardo ndryshimi në Federatë.
 
                                               Neni 3.
                                             QËLLIMI
 
3.1. Qëllimi i formimit të Federatës është:
Kultivimi dhe mbrojtja profesionale e pëllumbave të të gjitha llojeve
Aplikimi i etikës përkatëse, shoqërorizimi dhe diciplina adekuate, krijimi i mardhënjëve të shëndosha ndërnjerzore dhe ndëretnike
Mbrojtja e ambientit të njeriut (jetësor)
Avansimi i mardhënjeve dhe bashkpunimi me organizatat tjera joqeveritare në vend dhe më gjërë.
     3.2. Për ti përmbushur qëllimet e sajë Federata do të ndërmerrë, por nuk do të kufizohet vetëm në to, aktivitetet si vijon:
Do të zbatoj metodat dhe mjetet më bashkohore në kultivimin dhe mbrojtjen e pëllumbave.
Do të ndërrmerr masa adekuate për ruajtjen e cilësin e pëllumbave dhe do të pasuroj fondin ekzistues edhe me raca të tjera dhe cilësore
Do të organizoj ekspozita profesionale të pëllumbave, me çrast do të këmbehen përvoja në kultivimin dhe mbrojtjen e pëllumbave.
Do të organizohen gara në nivele të ndryshme më çrast do të ndahen shpërblime simbolike për garuesit më të mire e që do të stimulojë për një aktivitet edhe më të dalluar në kultivimin dhe mbrojtjen e pëllumbave.
Përmes formave të ndryshme të aktivitetit do të vijë deri te afrimi i njerëzve dhe ngritja në nivel të kënaqshëm i mardhënjeve ndërnjerzore dhe ndëretnike.
Do të vendoset bashkpunimi i duhur edhe me shoqatat tjera joqeveritare në vend dhe më gjërë me qëllim të krijimit të kushteve edhe më të mira pë ngritjen e cilësisë së punës në këtë drejtim.
Me qëllim të kryerjes sa më të sukseshme të federates do të sigurohen edhe mjete financiare në formë të donacioneve, dhuratave, anëtarsisë, pasurisë së tundshme dhe të patundshme.
 
                                               Neni 4.
                                                  ANËTARSIMI
 
4.1. Anëtarsimi në Federatë është i hapur pë çdo shoqatë që është e rexhistruar pranë organeve kompetente duke mos marrë parasysh gjininë, kombin dhe religjionin.
4.2. Kuvendi i anëtarve do të vendosë nëse do të kërkohet pagimi i anëtarsis nga anëtarët. Mospagesa e anëtarsisë pas paralajmrimit në form të shkruar do të shërbej si bazë për përjashtimin e anëtarit nga Federata.
4.3. Anëtarsia e ndonjë anëtari të Fedeartës mund të përfundoj ose suspendohet me vendimin e kuvendit të anëtarëve në rast se:
Anëtari me vetëdije punon kundër interesave të Federatës
Anëtari cenon rëndë statutin e Federatës
Anëtari nuk zbaton vendimet dhe konkluzat e organeve të Federatës
Në rastin e suspendimit duhet caktuar kohëzgjatjen e tij.
4.4. Përfundimi ose suspendimi i anëtarit nga kuvendi i anëtarëve do të vendoset me shumicë votash të anëtarëve prezent.
 
                                                Neni 5.
                                             Kuvendi i anëtarëve
 
5.1. Kuvendi i anëtarëve është organi ma i lartë qeverisës i Federatës. Ai përbëhet prej të gjithë anëtarve të Federatës.
5.2. Kuvendi I Federatës ka përgjegjësin më të lartë për politikën dhe qështjet financiare të Federatës.
5.3. Kuvendi i anëtarëve përveq kompetencave të përcaktuara me statut ka edhe këto kompetenca:
Shqyrton dhe aprovon raportet e bordit drejtues për punën e kryer në periudhën e caktuar;
Aprovon Statutin, ndryshimet dhe plotësimet në të;
Miraton planet dhe programet të punës së shoqatave, mbrenda territorit të Kosovës.
Cakton lartësinë e antarsisë dhe kontributeve
Vendosë mbi ndarjen e mirënjohjeve dhe dhuratave anëtarëve të Federatës
Bie rregulloren e punës dhe vendosë edhe për qështje tjera të punës dhe zhvillimit të Federatës
 
                                                Neni 6
                          Mbledhjet e Kuvendit të anëtarëve
 
6.1. Kuvendi i anëtarëve do të mblidhet së paku një here në vit në mbledhjen e përgjithshme vjetore (PV) ku do të vlerësojë dhe aprovoj raportet mbi afarizmin financiar të federates dhe ti kryej punët tjera të përcaktuara me Statut dhe me Rregulloren e punës.
6.2. Kuvendi i anëtarëve mund të takohet edhe në mbledhjen e përgjithshme të jashtëzakonshme (PJ) (MPJ) kurdoherë që kërkohet nga gjysma e bordit drejtues. Kërkimin e të gjithë anëtarëve në pajtim me procedurat e shpjeguara në paragrafin 6.3..
6.3. Lajmërimi me shkrim për MPV ose MPJ
      Duke përfshirë datën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes, së bashku me rendin e ditës për     takimin do tu shpërndahen të gjithë anëtarëve së paku 7 (shtatë) ditë para ditës së mbajtjes së mbledhjes.
 
 
6.4. Për mbajtjen e mbledhjes është e nevojshme pjesëmarrja e së paku ½ (gjysmës) së anëtarëve të Federatës, nëse ky minimum (kuorum) nuk arrihet, takimi do të shtyhet për një ditë tjetër të pacaktuar më vonë dhe lajmërimi i ri do tu dërgohet të gjithë anëtarëve.
6.5. Secili anëtar i Kuvendit të anëtarëve ka një vote në kuvendin e anëtarëve.
6.6. Vendimin në kuvendin e anëtarëve do të merret me shumicën e votave të anëtarëve present.
6.7. Secili anëtar i kuvendit të anëtarve mund të abstenoj nga votimi ose marrja e vendimit në çfardo çështje për të cilën ai ka interest personale apo ekonomike.
 
                                                        Neni 7
                                                 Bordi Drejtues 
 
7.1. Përpos kompetenvave të përcaktuara me Statut, Bordi drejtues duhet të jetë përgjegjës për kontrollin dhe udhëheqjen e çështjeve dhe pasurisë së Federatës. Bordi drejtues duhet të veproj çdo here në pajtim me qëllimin dhe interesin e Federatës.
7.2. Përpos kompetencave të përcaktuara në Statut, Bordi drejtues do të ketë edhe këto kompetenca:
Ti zbatojë në vepër vendimet (konkluzionet) e kuvendit të anëtarëve dhe ti kryej të gjitha punët dhe detyrat e punës që dalin nga Statuti dhe Rregullorja e punës.
Ti përgadisë dhe konvokojë mbledhjet e Kuvendit të anëtarëve, si ato të rregullta ashtu edhe ato të jashtëzakonshme:
Ti paraqesë raportin me shkrim Kuvendit të anëtarëve mbi punën financiare dhe atë të përgjithshme të Federatës në kohën e përcaktuar me rregullore të punës dhe çdo here kur për këtë ekziston kërkesa
Të përfaqësoj Federatën në pajtim me dispozitat e statutit dhe akteve tjera të Federatës
Të përgadisë për Kuvendin e anëtarëve programin vjetor të punës dhe atë mbi afarizmin financiar, të kryej punët dhe detyrat tjera të cilat do të shtrohen si rezultat i punës dhe afarizmit të federates.
7.3. Bordi drejtues zgjidhet nga anëtarët e Federatës. Ata zgjidhen sipas procedures së votimit në kuvendin e anëtarëve me shumicë votash. Ç do anëtar do të zgjidhet me mandat 2 vjeçar me mundësi të rizgjedhjes dhe të qëndroj në detyr deri sa anëtari i ri i bordit ta marr detyrën.
7.4. Bordi drejtues do të ketë 3 (tre) anëtar: kryetarin, sekretarin dhe arkatarin.
7.5. Anëtarët e bordit drejtues mund të zgjedhen për dy mandate të njëpasnjëshme (4+4).
7.6. Anëtarët e bordit drejtues mund të shkarkohen para përfundimit të mandatit me votat e MPV gjegjësisht MPJ të kuvendin e anëtarëve.
7.7. Në rast të vdekjes, dorëheqjes ose shkarkimit të bordit drejtues, kuvendin e anëtarëve duhet të zgjedhë pasardhësin për të shërbyer me kohen e mbetur.
7.8. Vendimet në bordin drejtues merren me shumicë votash.
7.9. Bordi drejtues mund të vendosë ti drejtohet për çfardo çështje kuvendin e anëtarëve për marrje të vendimit përkatës.
7.10. Kurrfarë pagese ose kompenzimi nuk duhet tu bëhet anëtarëve të bordit drejtues të kuvendin e anëtarëve dhe vetëm kur pagesa ose kompenzimi është i arsyeshëm dhe bëhet për punën e kryer në Federatë.
7.11. Secili anëtar i bordit drejtues mundë të abstenoj prej marrjes së vendimit (votimit gjatë marrjes së vendimit) për çfardo çështje tjetër për të cilën ai ka interes personal ose ekonomik.
 
 
                                                      Neni 8
                                           Zyrtarët dhe nëpunësit 
 
8.1. Në rast nevoje Bordi drejtues do të emëroj zyrtar ose të pranoj persona që të marrin përsipër kryerjen e detyrave ditore të Federatës. Kohëzgjatje e punësimit të tyre duhet të caktohet nga bordi drejtues I cili duhet të informoj kuvendin e anëtarëve për emërime të tilla.
8.2. Zyrtarët dhe nëpunësit duhet të punësohen perms marrveshjes së shkruar e cila detalizon punën dhe detyrat e punës që duhet kryer, të ardhurat (kompenzimet) dhe të drejtat e obligimet tjera reciproke. Pagesa duhet të jenë të arsyeshme dhe të bëhen vetëm për punën e kryer në Federatë
 
 
                                                    Neni 9
                                         Shpërbërja e Federatës 
9.1. Federata mund të shpërbëhet me vendimin e shumicës së anëtarëve të kuvendit të anëtarëve.
 
                                                         
 
 
 
                                                 Neni 10
                                      Ndryshimet e Satutit
 
10.1. Satatuti i tanishëm mund të ndryshohet me vendimin e 2/3 (dy të tretave) të shumicës së anëtarëve të kuvendit të anëtarëve.
 
 
                                            Neni 11
                Periudhat e raportimit dhe vitit financiar
 
11.1 Bordi drejtues dhe zyrtarët e emëruar do të paraqesin raporte vjetore para kuvendit të anëtarëve (MPV ose MPJ).
11.2. Viti financiar i Federatës do të përputhet me vitin kalendarik.
 
  PRISHTINË  20.12.2001                                                                         

Themeluesit

Mustaf Berisha

Nazmi Abazi  

 
 SHOQATAT PËR KULTIVIMIN E PËLLUMBAVE TË QYTETEVE TË   KOSOVËS
                                             RREGULLORE
 
  PËR GARAT E KOSOVËS PËR PËLLUMBAT RROTULLUES (DÜNEK)
 
  Prishtinë, Maj 2002
Kjo rasë e pëllumbit rrotullues dünek Prishtinas është pranuar ndërkombëtarisht në vitin 1981
 
I.                  Dispozitat e përgjithshme
           Neni 1.
·         Të paraqesin cilësitë e tij përmes fluturimit dhe rrotullimit
·         Të përparojnë dhe zhvillojn cilësitë e tyre pozitive dhe këtë ta tregojnë në gara
                  Neni 3.
  • Të ketë paguar antarsinë
    Komisioni i përbashkët i garave është i pavarur në punën e tij dhe vendimet e tij janë përfundimtare.
                   Neni 17.
         Neni 22.
     Të gjitha shpenzimet e garave, blerjen e dhuratave, diplomave, mirënjohjeve, proces verbale, librave dhe shpenzimet tjera i terheqin shoqatat pjesëmarrese në gara.
     
     2.     Neni 4:Ditën e garave e cakton bordi i federatës e jo komisioni i garave (L.Kosovës).
     8.     Pëllumbi i cili është pranuar me standardet të përcaktuara nga komisionet e mëhershme pranohet për këto gara kurse nuk pranohen këta llojë pëllumbash.                                                                                        
               Prej 150 deri në 200m të jetë 30m
     
     
          11. Me vendimin e shoqatave më herët, por edhe me vendimin e federatës prapë u vendos që pellumbat garues të kenë, vetëm unazat e alumint apo të metalta e kursesi të plastikës.
    Pëllumbi me sy të kuq.
    Pëllumbi me sy të verdh.
    Pëllumbi me qerapa (Shapali)
    Pëllumbi me kaqurrot (Gumajli)
     
    Arsyetimi: Këta lloj pëllumbash rrotullues nuk e kanë origjinën të pëllumbit origjinal por janë me origjinë (ose të kryqëzuar) Maqedone, Kroate, Boshnjake, Greke etj.
     
      
           9.   Garuesi kur thërret (paraqet) pëllumbin për dyfish, ai pellumb i cili vlerësohet nga 5 anëtar pozitivisht. Në rast 3 i japin notën kaluese pëllumbi hyn në libër. Kurse vlerësimet e 3 anëtareve dy janë kaluese prap pëllumbi hyn në libër.
       Shembull: një pëllumb rrotullohet 50m, ai për dyfish të rrotullohet 100m
        Në këtë rast pëllumbi plotëson kushtet për tu rexhistruar në libër
     
           1. 110
           2. 110
           3.  100
           4.   90
           5.  90
     
      
     
    10. Po ashtu u vendos që diferenca të zvogëlohet në rrotullimin e pëllumbit edhe atë:
       
              Prej 50  deri në 100m të jetë 10m prej mesatares së vlerësimit
              Prej 100 deri në 150m të jetë 20 m
    3.     Paraqitjen e pëllumbit për gara e bënë shoqata e atij garuesi e jo vetë garuesi.
     4.     Lista e notimit duhet të jetë me vulë të federatës e jo me të shoqatës.
     5.     Neni 16:Me një pëllumb garuesi gjatë një viti mund të marrë pjesë në garë (3) herë me kohë zgjatje, 1 vitë apo 1 javë në bazë të vullnetit të vetë ta fluturoj pëllumbin.
    6.     Neni 24: Në vend të shoqatave tani federata i merr obligimet që shpenzimet e garave: blerjen e diplomave, mirënjohjeve, kupave, librave etj.
     7.     Neni 25:Çdo garues në emër të kopenzimit të komisionit (referëve) duhet të paguaj nga 30 euro në qoft se pëllumbi nuk tregon rezulatin e përcaktuar mbi 50m, kurse garuesi që pellumbi i rrotullohet 50m por garuesi nuk e pranon atë rezultat (50m) nuk e shënon në libër dënimi është 30 euro.
     1.     Në munges të kryetarit të librës së Kosovës (Kryetarit të referëve) me arsye apo pa arsye mundë ta zëvendesoj automatikisht ndonjëri zëvendes ose delegat i federatës e kursesi nuk shtyhen garat.
        Neni 25.
     Pagimi i çdo garuesi është i obligueshëm nëse lajmërohet për gara dhe e thërret komisionin dhe nuk arrihet rezultati i duhur 50m do të paguaj dënim15 euro.
     
     
               Neni 26.
     
    Nëse pëllumbat lëshohen larg vendit të kotecit (qymezit) atëher duhet të shkoj edhe një anëtar i komisionit (refer) për verifikimin e unazës.
              Neni 27.
     Pëllumbi i njëjt ka të drejt të fluturohet tri herë në vit kur të kërkoj garuesi.
              Neni 28.
     Pëllumbi i njëjtë nuk evidentohet nëse nuk e arrin rezultatin me të gjatë se rezultati i mëparshëm për 50m.
                Neni 29.
     Për kampion të Kosovës mund të shpallet pëllumbi i cili sillet (rrotullohet) me së shumti – gjati.
     
             Neni 30.
     
    Shpërblimet për garuesit:
     Vendi i I : Kupa, Diploma
    Vendi i II : Diploma
    Vendi i III: Diploma
     
     
     
     
     
    VI. Dispozitat kaluese dhe të fundit
                  Neni 31.
     Kjo rregullore hyn në fuqi prej 31.III. 2002
    Për zbatimin e kësaj rregullore do të kujdesen komisioni i përbashkët i të gjitha shoqatave të Kosovës.
                  Neni 32.
     Plotësimin dhe ndryshimin eventual të kësaj rregullore si dhe dokumentacionin përcjelles e bëjnë komisioni i përbashkët  prej pesë (5) anëtarve.
     
                 1.     Fatmir Kika           Prishtinë        
    2.     Enver Ismajli         Prishtinë
    3.     Sinan Zeneli          Gjilan
       4.     Fadil Rahovica       Ferizaj
    5.     Nexhmedin Mollakuqe    Prizren.
     
     
     
     
     
     
        Aneks
     
    Plotësime dhe ndryshime në rregulloren për librin e Kosovës dhe të gjitha garave tjera.
     
    Në mbledhjen e federates të mbajtur me 10.V.2002 janë bëre këto ndryshime në rregulloren për gara të pëllumbit rrotullues.
     Nëse anëtari i komisionit me apo pa vetëdije me qëllim apo pa qëllim nuk vlerëson si duhet së paku 3 herë, duhet zëvendësuar me anëtar tjetër nga e njëjta shoqatë.
     
         Neni 23.
     Rezervimi për fluturimin e pëllumbave që do të marrin pjesë në gara mund të bëjnë rezervimin e tyre më se paku tri ditë para dhe së afërmi 24 orë para fluturimit të          pëllumbit.            
    Neni 24.
     Rrotullimin e pëllumbit komisioni e vlerëson lirisht, me sy.
    Secili anëtar i komisionit mund sipas bindjes të diskualifikoj ose pranoj rezultatin e pëllumbit për shkak të largësis, lartësis ose padukshmëris ose i rrethit të tij etj.
                    Neni 18.
     Largësia e rrotullimit matet nga momenti kur pëllumbi në shenjë të garuesit fillon të rrotullohet në njërin apo krahun tjetër, ose vet pa shenjë të garuesit rrotullohet.
                     Neni 19.
     Pëllumbi i cili merr pjesë në gara duhet të fluturoj nga toka ose kulmi i shtëpis e nuk përjashtohet mundësia e lëshuarjes nga ndonjë largësi. Nëse pëllumbi fluturon mbi 50 m dhe lëshohet në kulm apo tokë konsiderohet si tentativa e dytë apo e tretë. Nëse pëllumbi gjatë fluturimit largohet aq sa s'mundet të vleresohet rrotullimi i tij, atëher ky fluturim nuk njihet dhe duhet të përsëritet.
    Garuesi mund të fluturoj pëllumbin e vet jashtë shtëpis së tij në vend tjetër por është i obliguar të provoj, dokumentoj se pëllumbi është i tij e kjo mund të bëhet duke shikuar unazën.
           Neni 20.
      Në rast se nuk i plotëson proporcionet dhe kriteret e garave sipas rregullores, pëllumbi përjashtohet nga gara dhe nuk rexhistrohet ne librin e Kosovës.
               Neni 21.
     Anëtari i komisionit është i obliguar ta vlerësoj pëllumbin pa marr parasysh se a është sjell 10, 20, 30 a ma shumë metra. Komisioni duhet ta marr mesataren e rrotullimit si p.sh.
     1.     Komisioni që vlerëson pëllumbin, nëse diferenca është më e madhe se mesatarja – nota mesatare – 20 m, ndërsa pëllumbi sillet (rrotullohet) deri 100m, fshihen vlerësimet e tilla të komisionit. Kjo do të thote se mblidhen vetëm tri notat mesatare cilat nuk dallohen më shumë se 20m.
     2.    Nëse pëllumbi sillet (rrotullohet) më shumë se 100m mund të tolerohen dallimet deri në 30m nga nota mesatare.
     3.     Nëse pëllumbi sillet rrotullohet mbi 150 m tolerohen dallimet deri në 40m nga nota mesatare.
     
            Neni 9.
     Pjesëmarrja e anëtarëve të komisionit të garave është pa pagesë si dhe për të gjithë anëtarët e shoqatave.
                Neni 10.
     Komisioni  i përbashkët vendos lidhur me të gjitha rastet kontestuese në vendin e ngjarjes.
    Komisioni duhet të verifikoj para garave unazat e pëllumbave pjesëmarrës /Neni 6/
                     Neni 11.
     Komisioni  i garave nuk guxon të largohet nga vendi i garave për kohë deri sa garat nuk kryhen
           Neni 12.
      Kultivuesi ose personi i cili merr pjesë në gara është i obliguar ti mundësoj komisionit zbatimin – zhvillimin e papenguar të garave.
    Nëse kultivuesi në qfarë do mënyre pengon punën e komisionit, komisioni ka te drejtë të lëshojë vendin e garave.
    Kultivuesit te i cili komisioni detyrohet ta lëshoj vendin e garave konsiderohet i DISKUALIFIKUAR.
             Neni 13.
     Kultivuesi i cili merr pjesë në gara ka të drejtë të kerkoj nga komisioni shtyerjen e garave ne rast se :
     
    • Organizimin e garave nuk e lejojnë kushtet atmosferike: shiu, era e fortë etj.
    • Kur zhvillimin e garave e pengojnë kultivuesit të tjerë, nëse në afërsi lëshojnë pëllumbat e tyre
    • Në raste të sulmit të rrëmbyesve, nëse pëllumbi fluturon ose e merr rrëmbyesi, konsiderohet se ai pëllumb nuk ka marr pjesë në gara. Kultivuesi ka të drejtë të vazhdojë pjesëmarrjen në gara me pëllumb tjetër të cilin nuk e ka paraqitur.
    • Komisioni vendosë lidhur me kërkesen për shtyerjen e garave.
     
     
                Neni 14.
     Komisioni i garave udhëheqë kartelen e notimit dhe evidenton rezultatet në librin e Kosovës.
                     Neni 15.
     Secili anëtarë i komisionit mbanë listën e notimit dhe e plotëson në bazë të bindjes personale. Lista e notimit duhet të jetë e vërtetuar me vulën e shoqatës nga është i deleguar anëtari, referuesi.
                        Neni 16.
     Kultivuesi mundë të merrë pjesë në gara dhe ti zëjë një nga tri vendet: I, II, III.
     
    V.     Kriteret e garave
  • Të ketë paraqitur fletëparaqitjen me shkrim për pjesmarrjen në gara.
  •  
       Neni 6.
 Fletëparaqitjen për pjesëmarrjen në gara dorëzohet në formë të shkruar, por nuk përjashtohet edhe nëpërmes telefonit informimin e kryetarit të shoqates ku është i anëtarsuar. Fletëparaqitjen shoqata ia dorëzon kryetarit të komisionit të garave të Kosovës.
                     Fletëparaqitja  duhet të përmbajë:
  • Emrin dhe mbiemrin e kultivuesit dhe adresen e saktë
  • Të dhënat lidhur me pëllumbin i cili duhet të ketë unazë dhe numrin ëmë të kultivuesit ose numrin e lidhjes.
Secili kultivues mund ta fluturoj pëllumbin edhe në vende të tjera me kusht që ta ketë unazën e vetë.
           Neni 7.
 Komisioni i garave është i obliguar të mbajë dhe të udhëheqë librin e garave të pëllumbave të paraqitur për gara.
Në librin e garave shënohen të dhënat e garave si vijon:
·         Emri dhe mbiemri i kultivuesit
·         Data e mbajtjes së garave
·         Emir dhe mbiemri i anetarve te komisionit te garave
·         Rezultatet e arritura
 Komisioni i garave përbehet nga anëtaret e komisioneve të deleguar nga të gjitha shoqatat e qyteteve të Kosovës, nga pesë (5) anëtar ose tre (3) anëtar. Ky është komisioni i përbashkët me punën e seciles udhëheqë kryetari i komisionit me mandatë një vjeqar, zgjedhja me rotacion, nga secila shoqatë e qyteteve të Kosovës. Anëtarin e komisionit mund ta delegoj shoqata e vetë ose e emeron kryetari i komisionit në vendin e organizimit të garave, nga një nga secila shoqatë. Komisioni caktohet me 21.III.të vitit dhe zgjedh kryetarin dhe nënkryetarin e komisionit, kryetari mund të zgjedhe dy ose ma tepër anetar te komisionit nga shoqatat tjera, ndërsa garat për këto shkaqe nuk mund të shtyhen.
  
IV.     Të drejtat dhe detyrat e Anëtarve – Komisionit të garave dhe kultivuesit që marrin pjesë në gara
   Neni 8.
 Në komisionin e garave zgjidhen kultivues me përvoj të pëllumbave: rrotullues (dynek) të cilët janë anëtar të rregullt të shoqatave të Kosovës.
Nuk është i lejuar përjashtimi i anëtarve të komisionit të garave
Komisioni garues i të gjitha shoqatave të Kosovës ka kryetarin dhe nga një nënkryetar nga radha e të gjitha qyteteve të Kosovës.
 Të gjitha garat në kuadër të shoqatave, qyteteve të Kosovës i organizon dhe i zbaton Komisioni qendror, të cilin e zgjedhin të gjitha shoqatat e Kosovës.
Komisioni nga paragrafi 1 i këtij neni shpall fituesin e garave.
 
     III.     Garat në kuadër të shoqatave
 
          Neni 4.
 Ditën e garave e cakton Komisioni i garave, në bazë të marrëveshjes me të gjitha shoqatat e qyteteve të Kosovës, në bazë të planit të garave të miratuar nga të gjitha shoqatat.
Plani dhe koha e garave caktohet prej 21.III. – 30.XI. vitit vijues të garave.
  
               Neni 5.
 Në gara mund të marrë pjesë secili anëtar i rregullt nga secila shoqat e qyteteve të Kosovës i cili i plotëson këto kushte:
 
 
II.                Garat në kuadër të shoqatave
·         Të nxisin kultivuesit për prodhimin / nxerrjen/ e rasave të kualiteteve të larta të rrotulluesve
 
Dispozitave të kësaj rregullore ju nënshtrohen të gjithë kultivuesit e pëllumbave të antarsuar në shoqatat e Kosovës.
 
               Neni 2.
 
Të gjitha garat e Shoqatave për kultivimin e pëllumbave të qyteteve të Kosovës kanë për qëllim:
·         Të prezentojnë rrotulluesin dunek
RREGULLORJA DICIPLINORE
 
PRISHTINË, TETOR 2002
 
Në bazë të nenit 4/3 Të Statutit të federates për kultivimin dhe mbrojtjen e pëllumbave në mbledhjen e mbajtur në Tetor 2002 nxjerrë këtë rregullore:
 
DISPOZITAT E PËRGJITHËSHME
 
Neni 1
 
Rregullorja diciplinore e FPK-së përcakton sjelljen e antarëve dhe ndëshkimin e shoqatave dhe individëve.
Shoqatat mund ti nxjerrin rregulloret e veta diciplinore të cilat duhet të jenë në përputhshmëri me këtë rregullore.
 
QËLLIMI I NDËSHKIMIT
 
Neni 2
 
Qëllimi I ndëshkimit diciplinor është që të ndikoj në përmirësimin dhe edukimin e sjelljeve të shoqatave dhe antarëve të FPK.
 
Neni 3
 
Ai që bënë kundërvajtje ndaj rregullores diciplinore dhe akteve tjera normative të FPK me qëllim apo pa qëllim do ndëshkohet sipas dispozitave të kësaj rregullore.
 
Neni 4
 
Mosnjohja e Statutit, rregullores dhe dispozitave tjera të FPK, askënd nuk e përjashton nga përgjegjësia.
 
Neni 5
 
Kundërvajtja diciplinore ka mbetur në tentim kur kryesi me qëllim e ka filluar dhe kryer veprimin, por nuk është shkaktuar dëme.
Tentimi nuk ndëshkohet vetëm për kundërvajtje të cilat përfshihen në këtë rregullore.
 
 
Neni 6
 
Ai që e nxitë ose e ndihmon veprimin do të ndëshkohet sikurse kryesi i veprës.
 
Neni 7
 
Dispozitat e kësaj rregullore do të zbatohen:
Ndaj kultivuesve
Ndaj Shoqatave
Ndaj udhëheqësve të Shoqatave
Ndaj udhëheqësve të Federatës dhe
Ndaj autorëve të komisioneve tjera të Federatës.
 
 
Neni 8
 
Ndëshkimet për kultivues:
 
Vërejtja
Qortimi
Dënimi me të holla
Ndales për garim në kohë të caktuar
Përjashtimi nga Shoqata dhe
Përjashtimi nga Federata
 
 
Neni 9
 
Vërejtjet dhe qortimet shqiptohen për kundërvajtje të lehta.
 
 
Neni 10
 
Dënimet me të holla për raste të rënda, nuk mund të jetë më i ulët se 50 Euro dhe më i lartë se 200 Euro.
Dënimi me të holla për udhëheqësit e Shoqatave është nga 70 – 300 Euro.
 
Neni 11
 
Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita e plotëfuqishmërisë së vendimit.
 
 
Ndalesa për gara
 
Neni 12
 
Ndëshkimi me ndales pjesëmarrje në gara mund të jetë kohor ose numër të caktuar të garave.
Por nuk mund të jetë më I vogël se 3 muaj ose më i gjatë se 4 vite.
Kultivuesi i cili është I ndëshkuar nuk mund të paraqitet në gara para se ti skadoj dënimi dhe nuk mund të jetë prezentë në asnjë garë të organizuar nga Federata.
 
 
Neni 13
 
Asnjë kultivues e as antar i Shoqatës, tek i cili gjendet ndonjë pëllumb i grabitur nga ndonjë kultivues tjetër nuk mund të merr pjesë në gara dhe do të ndëshkohet rreptësishtë.
 
 
Neni 14
 
Secili kultivues dhe antar i Federatës është i detyruar të respektoj njëri tjetrin në të kundërtën do të ndëshkohet.
Çdo ofendim i shprehur ndaj secilit kultivues, apo antar I Shoqatës – Federatës do të ndëshkohet me dënime më të rënda dhe në raste të jashtëzakonshme edhe me largim nga Federata.
 
Neni 15
 
Në rastin e shqiptimit të dënimit të ktyesit të kundërvajtjes diciplinore duhet të mirren parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese të cilat egzistojnë në rastin konkret, posaqërishtë pesha e kundërvajtjes dhe pasojat e saja, shkalla, përgjegjësia e kryesit, motivi i kryerjes, sjelljet e mëparëshme, vetit morale dhe sjelljet e kryesit pas kryerjes së kundërvajtjes diciplinore.
 
 
Neni 16
 
Llojet e dënimeve të parapara me nenin 8-të të kësaj rregullore, jan të përcaktuara sipas peshës nga më të butat e deri te ato më të rënda, përveq dënimeve nga pika 4 – nën d dhe f të cilat shqiptohen mbi baza të ndryshme, andaj janë të zavendësueshme.
Me rastin e zbutjes së dënimit sipas dispozitave të nenit 25 të kësaj rregullore, me denim më të butë nga ai i paraparë për kundërvajtjen e kryer, atëher shqiptohet dënimi i pare më i butë.
Në rastet kur kjo rregullore parasheh mundësin e dënimit më të butë, në vend të dënimit të paraparë për kundërvajtjen e caktuar diciplinore, mund ti shqiptohet dënimi më i ulët.
 
Neni 17
 
Nëse janë kryer disa kundërvajtje, atëher do të vërtetohet: së pari lartësia e dënimit unik i cili mund të jetë më i lartë se dyfishi i dënimit më të rëndë të vërtetuar për kundërvajtje.
 
RASTET E RËNDA
 
Neni 18
 
Si në rastet e rënda të kundërvajtjeve diciplinore, për të cilat organet diciplinore mund ti shqiptojnë kryesit dënimin më të rëndë, konsiderohet ajo kundërvajtje gjatë kryerje së të cilës, kryesi ka vepruar me vendosmëri, këmbëngulësi dhe pa arsyshmëri vë posaqme, ose kur kundërvajtja ka shkaktuar pasoja të rënda.
 
Neni 19
 
Organi diciplinor mund ti shqiptoj denim më të rëndë se ai I paraparë, nëse kryesi ka qenë edhe më pare I ndëshkuar për kundërvajtje të tilla.
Kur kemi të bëjmë me kryesin i cili më pare ka qenë I dënuar dy e më shumë here për kundërvajtje të kryera me paramendim, kur në mes të vendimit të mëparshëm dhe vendimit të ri, nuk ka kaluar kohë më e gjatë se një vit dhe kur kryesi ka prirje të veqnta pë veprime të tilla, atëher organi diciplinor nuk të ashpërsoj dënimin deri te dysfishi i dënimit të paraparë me rregullore.
 
 
 
MARRJA NË PYETJE
 
 
Neni 20
 
Askush nuk mund të dënohet pa u marrë në pyetje.
Mbi nevojshmërinë e marrjes në pyetje të garuesit – kultivuesit të pëllumbave të përjashtuar nga gara, vendos organi kompetetnt diciplinor.
Konsiderohet se kryesi është marrë në pyetje, nëse në ftesën e organit kompetent ka dërguar deklaratën me shkrim.
Njëherit konsiderohet se është marrë në pyetje nëse dy ftesave të rregullta të organit competent nuk iu është përgjigjur në kohën e paraparë me këtë rregullore.
 
 
 
FSHIRJA E DËNIMIT
 
Neni 21
 
Kryesi I kundërvajtjes diciplinore I cili është dënuar me vërejteje apo qortim, I cili në afat prej 6 muajsh nuk kryen kundërvajtje tjetër diciplinore, konsiderohet se nuk ka qen I dënuar.
Kryesi I kundërvajtjes diciplinore I cili është dënuar me të holla apo denim kohor deri në 6 muaj apo ndalesë gare në numër të caktuar të garave, në se gjatë një viti pas vuajtjes së dënimit nuk kryen vepër tjetër diciplinore, konsiderohet se nuk është I dënuar.
 
Kryesi I kundërvajtjes diciplinore I cili është I dënuar me denim kohor mbi 6 muaj ose nëse në afat prej 3 viteve nga vuajtja e dënimit nuk kryen kundërvajtje tjetër, konsiderohet se nuk është I dënuar.
 
 
Neni 22
 
Regjistrimin e dënimeve e udhëheq organi diciplinor. Vendimet e plotëfuqishme mbi dënimin për përjashtim nga FPK, ndërsa për udhëheqës dhe vendimet mbi dënimet kohore mbi 6 muaj i dërgohen edhe Federatës së Kosovës.
 
 
 
VËRTETIMI I DËNIMIT TË SHQIPTUAR NGA ANA E SHOQATËS
 
Neni 23
 
Vendimi mbi dënimin të cilën e shqipton shoqata, vepron vetëm në suaza të shoqatës.
Mirëpo nëse organi competent diciplinor I udhëheqësisë së FPK e vërteton këtë dënim të shqiptuar, atëher ai vepron si çdo dnim tjetr diciplinor të FPK.
Organi kompetent diciplinor nuk mund të vërtetoj dënimin që e ka shqiptuar shoqata pas përfundimit të garave të fundit të vitit garuaes. Afati për dorëzimin e vendimit të FPK-së është 8 ditë nëse FPK-së e vërteton dënimin ai vepron si çdo veprim tjetër i organit kompetent diciplinor.
 
 
PËRGJEGJËSIA E SHOQATAVE PËR PUNËN E FUNKSIONEVE
 
Neni 24
 
Për të gjitha kundërvajtjet që i kryen antarët e organeve të shoqatave dhe udhëheqësit e tyre, përgjegjësin mund ta bartin edhe vetë Shoqatat.
 
 
Cenimi i dispozitave dhe sjelljes shoqërore sportive – të garuesve, kultivuesve të pëllumbave
 
Neni 25
 
Për çdo kundërvajtje e cila shprehimisht nuk është paraparë me këtë rregulore, dhe e cila
parqet cenimin e Statutit dhe rregulloreve të Federatës së pëllumbave të Kosovës, ose tejkalon
suazat e zakonshme të veprimtarisë së lejuar sportive dhe shoqërore dhe e cila me
karakteristikat e veta i ngjan njëres prej kundërvajtjeve së paraparë ne këtë rregullore, kryesi i
saj do të ndëshkohet me llojin e dënimit gjegjës të paraparë për raste të ngjashme.
 
ORGANIZIMI I DOBËT DHE TRAZIRAT NË TEREN
 
Neni 30
 
Shoqata e cila nuk i organizon rarat në pajtim me dispozitat e proporcioneve dhe rregullores
së garave (nuk ndërmerr masat e nevojshme organizative dhe të sigurisë), nuk cakton
kujdestarë apo ata i cakton në numër jo të mjaftueshëm, nuk njofton organet e sigurimit në
afatin e paraparë për sigurimin e garave do të dënohet:
me vërejtje
me qortim ose
me të holla
 
Neni 31
 
Garuesi i cili pa arsye nuk paraqitet dhe nuk fluturon pëllumbin ose pëllumbat në gara do të dënohet me të holla.
 
PARAQITJA E PARREGULLTA E GARAVE
 
Neni 32
 
Garuesi është parqitur në mënyr të pa rregullt nëse nuk është antar në asnjë shoqat:
për shoqatën në të cilën nuk është i regjistruar,
merr pjesë në gara me pëllumba të vjedhur,
për shoqatën e vetë para se të fitoj të drejtën për gara,
bënë manevrim me unaza etj.
Në ekipin e shoqatës tjetër në gara miqësore të karakterit humanitarë, pa lejen e organit kompetent, dënohet me të holla.
Pa kontrollimin e vleshëm mjeksor ose kur nga ana e mjekut dhe vëzhguesit të ndeshjes i ndalohet paraqitja në gara
Kur gjatë asaj dite është paraqitur edhe një her në gara tjera.
Kur dispozitat e rregullores mbi garat nuk ka të drejtë paraqitje.
 
Këtu është fjala kur kultivuesi ose garuesi i çdo shoqate që merr pjesë në këto gara apo
ekspozitë me pëllumb të vjedhur apo të zënë, do të ndëshkohet edhe shoqata e cila e
organizon këtë garë apo ekspozitë.
 
MOSPËRMBUSHJA E VENDIMEVE DHE URDHËRESAVE
 
Neni 33
 
 
Shoqata e cila nuk i përmbush vendimet dhe urdhëresat e udhëheqësisë së FPK do v dënohet:
dënim me të holla, ndërsa punëtori përgjegjës i FPK, me ndalesë të ktyerjes së funksionit prej gjashtë muajve deri në një vitë.
 
Neni 34
 
Shoqata e cila në afatin e caktuar nuk paguan kontributin gjegjës, në emër të pjesëmarrjes në gara, regjistrimit të antarëve dhe shpenzimve të referëve dhe personave tjerë zyrtar, dënohet me të holla.
 
Neni 35
 
Shoqatat- garuesit apo udhëheqësit të cilët me sjelljet e tyre jashtë vendit, në gara ose eks. i shkaktojnë dëme autoritetit të vendit tonë, dënohen:
me ndalesë paraqitje jashta vendit në kohëzgjatje deri në një vitë.
Ndërsa garuesi/ekspozuesi, udhëheqësi me ndalesë gare, respektivishtë ndalesë të kryerjes së detyrës në kohëzgjatje deri në një vit.
 
Neni 36
 
Shoqata e cila në përbërje të vetë merr antarin e shoqatës tjetër, shoqat e cila gjendet nën dënim apo suspendim, respektivishtë anëtarin i cili nuk ka fituar të drejtë gare do të dënohet me të holla, ndërsa garuesi me ndalesë deri në një vit.
 
Neni 37
Shoqata merr pjesë në gara apo ekspozitë i cili shkon jashta vendit apo pa leje paraqitet në emër të FPK do të dënohet në kuptim të dispozitave të kësaj rregullore.
 
kundërvajtjet e referëve, kontrollorëve dhe vëzhguesve
 
 
Neni 38
 
Referi, kontrollori dhe vëzhguesi i cili në kohën e caktuar pa arsye nuk vjen që ta zhvilloj ta kontrolloj, vëzhgoj garën ose nuk vjen në vendin ku zhvillohet gara dhe pa arsye nuk e kryen punën e paraparë, dënohet:
me ndalesë referimi, kontrollimi, vëzhgimi 3 – 6 muaj.
Në raste të rënda deri në 1 vit.
Në raste kur përsëritet mund të përjashtohet nga FPK.
 
Neni 39
 
Ktyetari i komisionit të referëve i cili pa arsye ndërpren garën, ndikon në ndërprerjen apo nuk ndërpren garën të cilën është dashur ta ndërpriste, dënohet:
Me ndalesë referimi deri në një vit.
 
Neni 40
 
Kryetari, referi të cilit i anulohet gara për shkak të cenimit esencial të dispozitave dhe rregullave të garës do të dënohet:
ndalesë referimi 3-6 muaj.
Në raste të rënda deri në 1 vit.
 
Neni 41
 
Referi, kontrolluesi dhe vëzhguesi i cili sjellet në mënyr josportive gjatë kryesjes së punës dënohet me ndalesë të kryerjes së detyrës deri në 3 muaj.
 
Neni 42
 
Kryetari, kontrollori, referi i cili paraqet raportin jo të saktë mbi garën, dënohet:
me ndalesë të ushtrimit të detyrës prej 3-6 muaj dhe në raste të rënda deri në një vit.
 
Neni 43
 
Referi, kontrollori apo vëzhguesi i cili jepë deklaratë jo të saktë në mjetet publike të informimit, do të dënohet:
ndalesë ushtrimi të detyrës deri në 6 muaj dhe në raste të rënda deri në 1 vit.
 
Neni 44
 
Referi, kontrollori apo vëzhguesi i cili në vendin garues fyen ose ofendon shiquesit, udhëheqësit e shoqatave apo anëtarëve, dënohet:
me ndalesë të ushtrimit të detyrës prej 2-6 muaj.
 
Sulmi fizik i referëve ndaj kultivuesve të pëllumbave apo shiquesve, do të dënohet:
me ndalesë ushtrimi të detyrës prej 6 muajve deri në 1 vit.
 
Gjithashtu edhe tentativa është e dënueshme.
 
Neni 46
 
Referi I cili pengon zhvillimin e procedures diciplinore ndaj ti, çoftë me mospërgjigje në ftesën për marrje në pyetje, çoftë në mënyr tjetër, do të dënohet:
me ndalesë të ushtrimit të detyrës prej 6 mujave deri në 1 vit.
 
Neni 47
 
Referi I cili referon garën gjatë kohës kur është i suspenduar ose i dënuar, dënohet me ndalesë referimi prej 6 muajve deri në 1 vit.
 
Neni 48
 
Largimi i kontrollorit, referit apo vëzhguesit nga Federata e Kosovës pason nëse:
nuk I pranon dispozitat e statutit dhe akteve të tjera normative të FPK dhe organeve tjera të FPK.
gjatë kryerjes së detyrës merr dhurata të caktuara apo shuma të parave që nuk parashihen me dispozita ligjore.
nëse kryen vepër penale të vjedhjes, shpërdorimit apo plaqkitjes.
nëse për arsye interesi kontrollon, referon apo vëzhgon në mënyr të një anëshme apo nxitë tjetrin për një gjë të ngjashme.
nëse është konsumues kronik i alkoholit.
nëse në vazhdimësi kryen kundërvajtje për të cilat shqiptohen dënime kohore prej 6 e më shumë muajsh.
 
 
PROCEDURA
 
ORGANET DICIPLINORE
 
Neni 49
 
Procedurën e fillojnë dhe dënimet I shqiptojnë organet diciplinore të FPK-së, shoqatave komunale apo regjionale.
Llojet e caktuara të kundërvajtjeve dhe dënime deri në lartësi të caktuar, udhëheqvsitë e shoqatave me vendim të posaçëm mund të caktojnë se për cilat lloje të kundërvajtjeve dhe deri në cilën shkallë të dënimit, në vend të organit kolektiv, do të vendos organi indiviadual diciplinor.
 
 
PËRBËRJA E ORGANIT DICIPLINOR
 
Neni 50
 
Organet diciplinore përbëhen prej 3 deri në 7 antarë, nëse me dispozita tv veqanta nuk është e rregulluar ndryshe.
 
VENDOSJA
 
Organet diciplinore për të marrë vendime meritore, në seancat e tyre duhet për të qenë shumica e anëtarëve.
Organet diciplinore mbajnë seanca të rregullta në ditë të caktuara të javës.
Antari i organit diciplinor i cili ka marrë pjesë në vendosje në shkallë të parë, nuk mund të vendos për të njejtën lëndë në shkallën e dytë.
Anëtari i organit diciplinor, nuk mund të merrë pjesë në lëdët që kan të bëjnë me anëtarët e shoqatës që ai I përketë.
Procedura është publike, përveq te vendosja mbi dënimin.
 
HAPJA E PROCEDURËS
 
Neni 51
 
Procedura diciplinore mund të inicohet:
me raportin e vëzhguesit,
fletëparaqitja e shoqatës,
fletëparaqitja e referit,
fletëparaqitja e udhëheqësit të shoqatave,
fletëparaqitja e anëtarit të komisionit diciplinor dhe
sipas detyrës zyrtare (apo në bazë të inqizimit në TV).
 
Neni 52
 
FLETËPARQITJA I USHTROHET ORGANIT DICIPLINOR I CILI VENDOSË MBI HAPJEN E PROCEDURËS.
 
Neni 53
 
Para se ta hapet procedura nga organi diciplinor duhet të vërtetohet në mënyr paraprake se a është kompetent të shqyrtoj dhe vendosë për këtë lëndë.
Nëse organi diciplinor nuk është kompetent, lënda I dorëzohet organit kompetent.
 
Neni 54
 
Konfliktin e kompetencës së organit diciplinor e zgjedhë organi i parë më i lartë diciplinor dhe atë në mënyr të përbashkët.
 
RRJEDHA E PROCEDURËS
 
Pas vërtetimit të kompetencës, organi diciplinor I fton në pyetje kryesit e kundërvajtjes që të mund të vendosë për hapjen e procedurës diciplinore dhe për të nxjerrë vendim formal.
Nëse kryesi i kundërvajtjes nuk jeton në vendin e selisë së organit diciplinor, marrja në pyetje
do të bëhet përmes lutjes me ndihmën e FPK apo përmes shoqatës në atë vend.
Nëse është fjala për garuesin e përjashtuar, ky është i obliguar që ti paraqitet vëzhguesit për
marrje në pyetje me të përfunduar gara.
Nëse këtë për shkaqe të ndryshme nuk e bënë, shoqata është e obliguar që garuesin ta marr në
pyetje dhe deklaratën e tij në afat prej 48 orëve ti dorëzoi organit kompetent diciplinor.
Nëse këtë nuk e bënë, konsiderohet se është marrë në pyetje dhe organi diciplinor kompetent
do të vendosë për kundërvajtje se a do ta inicon procedurën apo jo.
 
Neni 55
 
Procedura diciplinore duhet të jetë e shpejtë dhe ekonomike.
Procdura e shkallës së parë duhet të përfundoj më së largu Brenda 6 muajve, duke llogaritur nga dita e ushtrimit të fletëparaqitjes.
Nëse në këtë afat nuk ka përfunduar procedura, konsiderohet se fletëparaqitja është refuzuar, ndërsa ushtruesi I fletëparaqitjes ka të drejtë ankese organit të shkallës së dytë.
 
Neni 56
 
Para fillimit të procedurës diciplinore kundër anëtarëve të organeve udhëheqëse të shoqatës dhe udhëheqësve të FPK-së apo udhëheqësve përgjegjës me autorizime publike, duhet të ndëgjohet kryetari ose zëvendësi I tij I autorizuar I organit udhëheqës të shoqatës.
 
Neni 57
 
Në procedurën diciplinore marrja në pyetje e kryesve të kundërvajtjeve, dëshmitarëve dhe mbledhja e fakteve tjera provuese, kryhet nga ana e anëtarve të caktuar të organit diciplinor dhe nga organet të cilat luten për ndihmën e tillë.
Kryesi I kundërvajtjes ka të drejtë të kërkoj që të ftohet në shpenzime personale në senancën e organit diciplinor për sqarime në detaje, respektivisht për tu dëgjuar, marrë në pyetje.
 
Neni 58
 
Në raste të komplikuara, organi diciplinor mund të kërkoj ndihmë nga jashtë në mënyr që vendimi të jetë sa më objektiv dhe i drejtë.
 
Neni 59
 
Suspendimi I menjëhershëm paraqitet kur garuesi përjashtohet nga gara për veprimet e tiaj në mospajtim me rregulloren e garave publike përveq të garave ndërkombëtare të cilat zhvillohen në kuadër të organizatave ndërkomëtare.
Për këto përjashtime vlejnë rregullat e këtyre organizatave.
Suspendimi I menjëhershëm parqitet me përjashtimin e garuesit në takime miqësore pushon menjëher në ditën kur garuesit e përjashtuar nga gara I jepë deklaratën organit diciplinor dhe hapet proceduar diciplinore ndaj tij sipas disa tipareve të kësaj rregullore.
Suspendimi I menjëhershëm zgjatë një muaj, kurse në raste të posaqme edhe për dy muaj me vendim të organit diciplinor, nëse rasti është I komplikuar dhe nuk ka qen e mundur që të mirret në pyetje në kohë dhe përveq kësaj egzistojnë kushte për denim më të dëndë.
Organi diciplinor mund të sjellë vendim mbi heqjen e suspendimit të menjëhershëm nëse konstaton se nuk ka nevojë për një gjë të tillë.
Garuesi I cili është në vuajtje të sanksionit në shtëpin educative-përmirësuese, shtëpin ndëshkimore – korrektuese, është nën suspendim të menjëhershëm gjatë gjithë kohës sa zgjatë vuajtja e dënimit.
 
Neni 60
 
Nëse shoqata/anëtari, udhëheqësi professional apo teknik në kohën e caktuar pas ftesës së organit competent nuk paguan dënimin e caktuar në të holla/para ose obligimin ndaj shoqatës apo forumit tjetër të shkaktuar në mardhëniet sportive, do të suspendohet në bazë të vendimit të organit diciplinor dhe kundër tij do të zhvillohet proceduar diciplinore.
Suspendimi fillon të rrjedhë nga dita e fundit e afatit të dhënë për pagesën e dënimit me të holla apo obligimit, ndërsa hiqet me vendimin e organit diciplinor si arsye se ka pushuar arësya për suspendim apo ka paguar apo e ka kryer obligimin e tij.
 
 
Neni 61
 
Suspendimi I shqiptuar për shkak të mosardhjes në pyetje, pushon në ditën kur I ftuari I paraqitet organve diciplinore për në pyetje.
Nëse kryesi I kundërvajtjes edhe pas ftesës së dytë nuk I paraqitet organit diciplinor për marrje në pyetje dhe nga kjo ftesë kalon afati I paraparë, do ti shqiptohet dënimi në bazë të provare të disponuara.
 
VENDIMET E ORGANVE DICIPLINORE
 
Neni 62
 
Shqiptimi I çdo vendimi mbi dënim duhet të shpallet permes informatës zyrtare, duke shënuar saktësishtë se prej kur fillon të rrjedhë dënimi.
Në vendimin e organit diciplinor duhet të shkruahet përshkrimi i kundërvajtjes, lloji I kundërvajtjes, dënimi, arsyetimi dhe udhëzimi mbi mjetet juridike.
 
Neni 63
 
Organi competent diciplinor është I obliguar që për çdo shqiptim të dënimit të njoftoi me shkrim (letër apo e-mail), shoqatën, garuesin apo kultivuesin e dënuar dhe atë më së largu në afat prej 48 orëve nga dita e shqiptimit të dënimit.
Vendimi mbi denim duhet ti komunikohet shoqatës.
Ankesa kundër vendimit mbi dënim nuk e stopon (ndalon), zbatimin e ekzekutimit të vendimit mbi ndalesën e garave, ushtrimit të detyrës në FPK.
 
Neni 68
 
Duke vendosur mbi ankesën, organi diciplinor in shkallës së dytë mund që vendimin e organit diciplinor të shkallës së pare ta:
vërteton
anulon dhe
ndryshon
 
organi I shkallës së dytë do ta vërtetoj vendimin e organit diciplinor të shkallës së pare, kur konstaton se organi I shkallës së pare ka zbatuar drejtë dhe me përpikëri dispozitat juridike mbi kundërvajtje diciplinore.
Organi diciplinor I shkallës së dytë do ta anuloi vendimin e shkallës së pare nëse nuk jan respektuar proceduart e rregullta dhe kur jan shkelur rregulloret e FPK.
Organi diciplinor I shkallës së dytë do ta ndryshoi vendimin e shkallës së pare, nëse konstaton se është i nevojshëm plotësimi i këti vendimi.
 
PËRSËRITJA E PROCEDURES
 
Neni 69
 
Deri te përsëritja e procedurës mund tv vjen:
nëse vërtetohet se vendimi I plotëfuqishëm është bazuar në dokumentet/ fakte të rrejshme,
nëse egzistojnë fakte dhe prova të reja të cilat do të ishin të rëndësishme në marrjen e vendimit.
 
 
Neni 70
 
Propozimi për përsëritjen e procedures I paraqitet:
Bordit të FPK-së si organ qendror, shoqateve komunale, përmes organit i cili e ka marrë vendimin, nëse është fjala për vednimet e organit të kryesisë së FPK-së apo shoqatave komunale.
Bordit të FPK-së, përmes organit i cili ka marrë një vendim të tillë, nëse është fjala për vendimet e FPK-së
 
Propozimi për përsëritjen e procedures mun të ushtrohet në afat prej 6 muajve nga dita e pranimit të vendimit të plotëfuqishëm.
 
Neni 72
 
Bordi I FPK-së nëse aprovon propozimin për përsëritjen e procedures vet mund të zbatoi procedure të re ose lëndën tia dorzoi organit diciplinor I cili ka vendosur në shkallë të pare, për ta shqyrtuar dhe vendosur edhe një here atë qështje.
Propozimi për përsëritjen e procedures nuk e ndalon vendimin mbi egzekutimin e dënimit.
 
ZBUTJA E JASHTËZAKONSHME E DËNIMT
 
Neni 73
 
Kur egzistojnë prova të ndryshme se dënimi I shqiptuar e ka realizuar qëllimin e vetë edukativ dhe sportive-etik ose kur janë parqitur rrethana të reja të shkaktuara pas plotëfuqisgmërisë së vendimit ose rrethana të cilat kan egzistuara gjatë shqiptimit të dënimit, por për arsye të cilat organi diciplinor nuk ka pasur njohuri si dhe rrethana të tjera të cilat sipas natyrës së tyre do të ndikonin në vendimarrje.
Kërkesa për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, dorëzohet më së voni 15 ditë para mbajtjes së séances.
 
DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT
 
Neni 74
 
Bordi i FPK-së është i autorizuar që të jepë udhëzime për zbatimin e kësaj rregullore.
 
Neni 75
 
Rregullorja hynë në fuqi në ditën e aprovimit nga ana e Bordit të FPK-së përkatësisht nga data: mai 2002.
 
 
 
 
Kryetari i FPK-së
 
_______________
 
Mustafë Berisha
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

MIR SE VINI NE KLUBIN- KRAHBARDHI-FZ
Heute waren schon 1 Besucher (15 Hits) hier!
MIR SE VINI NE KLUBIN- KRAHBARDHI-FZ Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden