KLUBI-KRAHBARDHI-FZ
 

                         
                                  SHOQATA-KRAHBARDHI-FZ
                                    
                                    
                                     RREGULLORE

     PËR GARAT NE GJERMANI PËR PËLLUMBAT RROTULLUES (DYNEK)

                      Neni 1.
                 Dispozitat e përgjithshme 

Dispozitave të kësaj rregullore ju nënshtrohen të gjithë kultivuesit e pëllumbave të antarsuar në shoqatat e "KLUBIT-KRAHBARDHIT-FZ"Antarsimi Kushton 30€

                       Neni 2.
Të gjitha garat e Shoqatave për kultivimin e pëllumbave të qyteteve të Gjermanis kanë për qëllim:
·         Të prezentojnë rrotulluesin dynek
·         Të paraqesin cilësitë e tij përmes fluturimit dhe rrotullimit
·         Të nxisin kultivuesit për prodhimin / nxerrjen/ e rasave të kualiteteve të larta të rrotulluesve
·         Të përparojnë dhe zhvillojn cilësitë e tyre pozitive dhe këtë ta tregojnë në gara

                     Neni 3.
  Ditën e garave e cakton Komisioni i garave, në bazë të marrëveshjes me  shoqaten ne Gjermanis, në bazë të planit të garave të miratuar nga  shoqata.
Plani dhe koha e garave caktohet prej 01-03-deri 15-12 vitit vijues të garave.

                     Neni 4.
Secili antar i cili prezenton pellumbat per gara  ka te drejt te prezentojn garat ne qdo  jav .
                     
                     Neni 5    
dyneku i garusit duhet të ketë unazën e allominit ose metalit ?

Pellumbi i cili ka qub apo ka penla ne kemb apo ska fare bisht ska drejt te garon.
Secili kultivues mund ta fluturoj pëllumbin edhe në vende të tjera me kusht që ai person duhet me qen antar i klubi- krahbardhi-fz.
                     Neni 6.
Në librin e garave shënohen të dhënat e garave si vijon:

·         Emri dhe mbiemri i kultivuesit
·         Data e mbajtjes së garave
·         Emri dhe mbiemri i anëtarve të komisionit të garave

                      Neni 7.
Komisioni i garave përbehet nga anëtaret e komisioneve të  shoqates  nga pesë (5) anëtar ose tre (3) anëtar. Ky është komisioni i përbashkët me punën e seciles udhëheqë kryetari i komisionit me mandatë një vjeqar, zgjedhja me rotacion,  Anëtarin e komisionit mund ta delegoj shoqata e vetë ose e emeron kryetari i komisionit në vendin e organizimit të garave, Komisioni caktohet me 15.I.të vitit dhe zgjedh kryetarin dhe nënkryetarin e komisionit, kryetari mund të zgjedhë dy ose ma tepër anetar te komisionit , ndërsa garat për këto shkaqe nuk mund të shtyhen.

                       Neni 8.
Komisioni duhet të verifikoj para garave unazat e pëllumbave pjesëmarrës
Komisioni  i garave nuk guxon të largohet nga vendi i garave për kohë deri sa garat nuk kryhen

                       Neni 9.
Kultivuesi ose personi i cili merr pjesë në gara është i obliguar ti mundësoj komisionit zbatimin – zhvillimin e papenguar të garave.
Nëse kultivuesi në qfarë do mënyre pengon punën e komisionit, komisioni ka te drejtë të lëshojë vendin e garave.
Kultivuesit te i cili komisioni detyrohet ta lëshoj vendin e garave konsiderohet i DISKUALIFIKUAR.

                       Neni 10.
Kultivuesi i cili merr pjesë në gara ka të drejtë të kerkoj nga komisioni shtyerjen e garave ne rast se :
Organizimin e garave nuk e lejojnë kushtet atmosferike: shiu, era,Bora e fortë etj.
Kur zhvillimin e garave e pengojnë kultivuesit të tjerë, nëse në afërsi lëshojnë pëllumbat e tyre
Në raste të sulmit të rrëmbyesve, nëse pëllumbi fluturon ose e merr rrëmbyesi, konsiderohet se ai pëllumb nuk ka marr pjesë në gara. Kultivuesi ka të drejtë të vazhdojë pjesëmarrjen në gara me pëllumb tjetër të cilin nuk e ka paraqitur.
Komisioni vendosë lidhur me kërkesen për shtyerjen e garave

                         Neni 11.
Secili anëtarë i komisionit mbanë listën e notimit dhe e plotëson në bazë të bindjes personale. Lista e notimit duhet të jetë e vërtetuar me vulën e shoqatës nga është i deleguar anëtari, referuesi.
Kultivuesi mundë të merrë pjesë në gara dhe ti zëjë një nga tri vendet: I, II, III.

                         Neni 12.
Rrotullimin e pëllumbit komisioni e vlerëson lirisht, me sy.
Secili anëtar i komisionit mund sipas bindjes të diskualifikoj ose pranoj rezultatin e pëllumbit për shkak të largësis, lartësis ose padukshmëris ose i rrethit të tij etj.

                         Neni 13.
Pëllumbi i cili merr pjesë në gara duhet të fluturoj nga toka ose kulmi i shtëpis e nuk përjashtohet mundësia e lëshuarjes nga ndonjë largësi. Nëse pëllumbi fluturon mbi 50 m dhe lëshohet në kulm apo tokë konsiderohet si tentativa e dytë apo e tretë. Nëse pëllumbi gjatë fluturimit largohet aq sa s'mundet të vleresohet rrotullimi i tij, atëher ky fluturim nuk njihet dhe duhet të përsëritet.
Garuesi mund të fluturoj pëllumbin e vet jashtë shtëpis së tij në vend tjetër por është i obliguar të provoj, dokumentoj se pëllumbi është i tij e kjo mund të bëhet duke shikuar unazën dhe emrin e tij.

                         Neni 14.
Anëtari i komisionit është i obliguar ta vlerësoj pëllumbin ne flet vlersim  ta shenon ne qoft se 50 metra i arrint. 

Komisioni që vlerëson pëllumbin, nëse diferenca është më e madhe se mesatarja – nota mesatare – 20 m, ndërsa pëllumbi sillet (rrotullohet) deri 100m, fshihen vlerësimet e tilla të komisionit. Kjo do të thote se mblidhen vetëm tri notat mesatare cilat nuk dallohen më shumë se 10m.
Nëse pëllumbi sillet (rrotullohet) më shumë se 100m mund të tolerohen dallimet deri në 20m nga nota mesatare.
Nëse pëllumbi sillet rrotullohet mbi 150 m tolerohen dallimet deri në 30m nga nota Mesatare.

                         Neni 15.
 Rezervimi për fluturimin e pëllumbave që do të marrin pjesë në gara mund të bëjnë rezervimin e tyre më se paku tri ditë para dhe së afërmi 24 orë para fluturimit të pëllumbit.
Nëse anëtari i komisionit me apo pa vetëdije me qëllim apo pa qëllim nuk vlerëson si duhet apo pengojn antaret tjer ateher do te mirren masat deri ne prijashtim te tije.

                         Neni 16.
Pagimi i çdo garuesi është i obligueshëm nëse lajmërohet për gara dhe e thërret komisionin dhe nuk arrihet rezultati i duhur 50m do të paguaj dënim 30euro.
Nëse pëllumbat lëshohen larg vendit të kotecit (qymezit) atëher duhet të shkoj edhe një anëtar i komisionit (refer) për verifikimin e unazës

                         Neni 17.
Pëllumbi i njëjt ka të drejt të fluturohet tri herë në vite kur të kërkoj garuesi.

                         Neni 18.
Pëllumbi i njëjt nuk evidentohet nëse nuk e arrin rezultatin me të gjatë se rezultati i mëparshëm për 50m.

                         Neni 19.

Për kampion të Shoqates mund të shpallet pëllumbi i cili sjell (rrotullohet) me së shumti ose me se gjati
                Shpërblimet për garuesit:
             Vendi i I. : Kupa, Diploma
             Vendi i II : Kupa, Diploma
             Vendi i III: Kupa, Diploma
Si dhe  secili pellumb qe e ka merri Gjatesin mbi 50 metra shperblehet me Diplam;
Klubi-Krahbardhi-fz      ju uron suksese qdo antari klubit:

E pershendesum Sali Nishorin  dhe Bashkim Mehmetin.


 rregullat për vlerësimin e pëllumbave ne Gjermani.:

                       

MIR SE VINI NE KLUBIN- KRAHBARDHI-FZ
Heute waren schon 1 Besucher (23 Hits) hier!
MIR SE VINI NE KLUBIN- KRAHBARDHI-FZ Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden